Lady Gaga ka shokuar të gjithë teksa ka deklaruar se kur ka qënë 19 vjeç është përdhunuar nga një person i cili ishte 20 vite më i madh se ajo. Teksa është rrëfyer në një program radiofonik, ajo ka thënë se në atë kohë ishte shumë naive teksa studionte në një shkollë katolike.

 E ftuar në një program radiofonik të Edward Stern, ajo është shprehur se është përdhunuar në moshën 19 vjeçare. Për të gjithë këtë situatë tejet të rëndë që kaloi, ajo i është nënshtruar terapive psikoanalitike.

“Kam kaluar gjëra të tmerrshme me të cilat sot mund të qesh, por vetëm pasi i’u nënshtrova një terapie e cila mundësoi shërimin tim. Isha 19 vjeç kur jam përdhunuar. Isha në shkollën katolike dhe isha shumë naive”, ka thënë më tej ajo.

Gaga ka treguar se një herë është përballur edhe me përdhunuesin. “Mendoj se do më terrorizonte. Njëherë e pashë në një dyqan dhe mbeta e paralizuar nga frika. Vetëm disa vite më vonë e kuptova se çfarë kishte ndodhur. Fillimisht nuk i’a thashë askujt, as vetes sime. Pastaj i thashë vetes se duhet të shihja përpara, pasi në të kundërt asgjë nuk do të zhdukej” 

Artikulli paraprakArta Bajrami në mbrojtje të Bleones në fb
Artikulli tjetër10 arsyet pse duhet të kemi në shtëpi një mace ose maçok