Ky është Eduart Gjonaj që prej 11 vitesh shërben në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës.

Me atë shprehje që infermieri është zemra e spitalit preferoi ta nisë diskutimin e tij për vështirësitë sot në ditën botërore të infermirëve. Si çdo i ri e nisi punën me pasion dhe tashmë prej disa kohësh është edhe kryeinfermier në urgjencë. Edhe pse është e diele, Gjonaj e ka ditë punë dhe bashkë me stafin po i shërbejnë në urgjencë pacientëve.

Në ditën ndërkombëtare të infermirëve Eduarti nuk nguron të tregojë vështirësitë e profesionit me të cilat përballen infermierët.

Shpesh herë mjekët dhe infermierët akuzohen si persona që s’kanë ndjeshmëri por në fakt kjo për ta është e papranueshme. Gjonaj tregon një rast në ditët e para të punës së tij të cilin ende sot nuk e ka harruar.

Dhjetra infermier po largohen nga Shkodra drejt shteteve të tjera për shkak të kushteve më të mira. Kjo për Eduartin në të ardhmen mund të krijojë një problem për spitalet shqiptare.

Ëndrra e një infermieri në një spital si ai i Shkodrës është vetëm ndryshimi i kushteve për t’iu përfaruar sado pak spitaleve europiane.

Dhe në fund ka një mesazh për brezin e ri të infermierëve por edhe për qytetarët që paraqiten në spital.

12 maji njihet si dita ndërkombëtare e infermierëve, ditë në të cilën zhvillohen aktivitete të ndryshme sensibilizuese por edhe një ditë që shërben që infermierët të thonë fjalën e tyre për gjithçka që i shqetëson.

Artikulli paraprakHOLANDA I JEP AZIL ISH-OFICERIT QË NDALOI MAKINËN E SAIMIR TAHIRIT: JAM 100 PËR QIND I VDEKUR NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërKAPEN HAJDUTËT E BENZAVE, ARRESTOHEN 4 PERSONA