Zhivko Petrovic ishte vetëm 17 vjec kur të vendosi për tu arratisur nga Shqipëria së bashku me shokun e ngushtë të tij.Në moshën 14 vjecare ai filloi shkollën në qytetin e Shkodrës.

Ndërsa tre vite më vonë duke parë se nuk kishte të ardhme në Shqipëri vendos të largohet për në republikën e Ish Jugosllavisë.

61-vjecari, një ish – i përndjukur me origjinë nga Tropoja në rrëfimin e tij tregon se në vitin 1975 , tentativa e arratisjes nuk rezultoi e sukseshme për të.

Pasi arrestohet në Kosovë ai kthehet në shqipëri me anë të një marrëveshje që kishin bërë dy shtetet. Zhivko Petroviç jeton prej 15 vitesh në konviktin e shkollës “Kolë Idromeno” në qytetin e Shkodrës.

Ai i ka ende të freskëta torturat e burgut pasi siç thotë, i vinë shpesh herë në mendje ulërimat nga dhimbja.Përfundimisht ai dënohet me 5 vite burgim.

Në sytë e tij duket se mllefi i grumbulluar gjatë kohës së vështirë të burgut, është zbehur ndjeshëm.

Zhivko është i zhgënjyer nga partia demokratike, ndonëse i ka marrë 8 kistet e dëmshpërblimit thotë se kjo për meritën e të majtëve.

Edhe pse tashmë kanë kaluar 27 vite nga rënia e sistemit diktatorial, ish- të përndjekurit janë në betejë të vazhdueshme për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me të shkuarën e tyre. Një histori që nuk shkruhet harrohet dhe një histori që harrohet, përsëritet.