Një i ri është rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa orë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ në qytetin e Elbasanit.

3 të rinj kanë futur me forcë dhe kanë mbajtur peng për disa orë 25-vjeçarin me iniclat A.S. Rrëmbimi ka alarmuar familjarët të cilët kanë njoftuar policinë.

Në pranga janë vendosur tre të rinjtë Bekim dhe Arben Raxha dhe Erjon Kaçuli.
Njoftimi i plotë i Policisë së Elbasanit:
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Arben Raxha, 48 vjeç
• Bekim Raxha, 21 vjeç,
•Erion Kaçuli, 18 vjeç , të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ Elbasan, për motive të dobëta, kanë marrë e kërcënuar në mjetin e tyre, shtetasin A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’