Tre te rinj jane vene ne pranga pasi kane rrembyer nje vajze adoleshente dhe kane kanosur nenen e saj.Arrestimet jane bere në Bulqizë, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç, Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë, janë arrestuar nga policia pasi kanosën mamanë e një vajze 15-vjeçe që kjo e fundit të mos i kallëzonte në polici.

Sipas dëshmisë së gruas në polici, vajza 15-vjeçare ka patur një lidhje me njërin nga shtetasit e shpallur në kërkim, 30-vjeçarin me inicialet F.T. Dy netë më parë, këta persona kanë shkuar në banesën e gruas dhe nën kërcënimin e një arme kanë marrë vajzën 15-vjeçare.

Ja njoftimi i plotë I policisë:
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit:Dorjan Totraku, 29 vjeç;;Izmir Gjetani, 24 vjeç;Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :F.T, 30 vjeç, banues në Bulqizë,( i dënuar më pare për Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit).

E.D, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallzimin nga Policia shtetasen H.K, pasi kjo shtetase me datë 05.09.2018, ka bërë kallzim se në orët e mbrëmjes në banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, dhe më pas janë larguar sëbashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe.

Nga deklarimet e shtetases H.K (nëna e saj), dyshohet se vajza M.K, ka patur lidhje me shtetasin F.T).Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për gjetjen e vajzës, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit”, “Kanosja për të mos kallëzuar”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 302, 311, 25 të Kodit Penal, në ngarkim të 3 shtetasve të arrestuar, dhe për veprat penale:

“Heqje e paligjshme e lirisë“, Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake“, “Përndjekja“, “Kanosja”.

Artikulli paraprakPËRLESHJE MASIVE NË BURG, SHQIPTARËT MASAKROJNË AFRIKANËT
Artikulli tjetër58-VJEÇARI GJENDET I VDEKUR NE RRUGE