Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë ditën e premte (6 nëntor) në Tau Lecoa në Afrikën e Jugut i kushtuan jetën 4 minatorëve pasi tuneli i tyre u mbyll.

Por ditën e premte autoritetet nuk reaguan ndërkohë që ekipet e shpëtimit arritën në minierë të shtunën në mëngjes teksa arritën të nxirrnin prej saj një person i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa punonjësit e tjerë bërtisnin se po u mbaron oksigjeni brenda në minierë. Që prej ditës së djeshme autoritetet dhe ekipet e shpëtimit humbën kontaktin me ta dhe i kanë shpallur të vdekur.

Afrika e Jugut njihet shumë shpesh për aksidente të tilla pasi aty ndodhen minierat më të mëdha të arit.

Një rast tjetër i ngjashëm është a ii një viti më parë ku humbën jetën 81 persona për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Artikulli paraprakSE L’SHOJMË ASPAK! SHFAQJE PËR ATDHEUN !
Artikulli tjetërRINIS MËSIMI NË UNIVERSITETIN E DURRËSIT, CEREMONI NË NDERIM TË VIKTIMAVE