Frika dhe paniku ka mbërthyer shume banore dhe kalimtare te ndryshëm ne rrugën qe te qon nga Lezha ne Kalanë e këtij qytetit, pasi janë disa gurë te medhejn qe rrezikojne te bien, duke u kthyer ne ndonje tragjedi.

Guret ne kete zone vijojnë te jene kërcenim serioz prej disa kohesh, ndersa autoritet pergjegjese vijojnë te heshtin, duke injoruar rrezikun.

Kjo situate eshte kthyer ne rrezik shume serioz per jeten e kalimtareve si dhe familjeve qe jetojne aty prane, pasi ju duhet te ulen te flene me friken se do i zere brenda masivi shkembor.

Kjo Problematike eshte e njohur edhe nga institucionet vendore ne Lezhe. Pegjegjesi i Emergjencave Civile dhe krizave ne Bashkine e Lezhes, thote se eshte kerkuar mbeshtetja e forcave xhenjere,pasi ne nuk kemi punonjesit e kesaj fushe, kapacitetin dhe logjistiken per nderhyrje te tilla.

Nga ana tjeter jashte kameras qytetaret thone se kane frike te levizin ne kete zone per shkak te gureve, ndersa kerkojne qe te nderhyhet sa me pare.

Nderkohe ky problem eshte shfaqur prej ditesh ne zonen e Kalase ne Lezhe, e ndersa asnje nderhyrje nuk eshte bere, edhe pse te gjithe jane ne dijeni te rrezikut te madh.

Artikulli paraprakLEJA PËR HOTELIN PEZULLON NGA DETYRA SHEFIN E URBANISTIKËS
Artikulli tjetërOVERDOZA I MERR JETËN NJË PERSONI