Gjendja e koronavirusit në Kosovë mbetet e qetë, duke marrë parasysh se prej disa ditësh krahasuar me vendet tjera ka numër më të vogël të rasteve të të infektuarve dhe vdekjeve brenda një dite.

Sipas IKSHPK-së, dje në vend nga 649 mostra vetëm 77 raste kanë rezultuar pozitive, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë e deri më sot, nga ky virus janë prekur 16 mijë e 502 qytetarë nga 77 mijë e 272 sa kanë qenë të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Fatkeqësisht jetën nga ky virus e kanë humbur 650 qytetarë. Numri i të shëruarve ka arritur në 14 mijë e 519 raste, kurse numri i rasteve që mbeten ende aktive në vend është 1 mijë e 333.

Kujtojmë se kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar masa më ekstreme në rast se më dy javët e ardhshme do të kemi rritje të rasteve siç po ndodh në vendet e Evropës dhe rajonit.