25 mijë banorë janë pa ujë të pijshëm në njësinë Rrethina në Shkodër. E vetmja mënyrë është të mbushin ujin tek një shpim që ka bërë një banor i fshatit Golem.

Banorët mbushin ujin si në mesjetë dhe përveç kësaj uji që del nga pusi është totalisht i ndotur dhe një rrezik për shëndetin e 25 mijë banorëve.

Fadil Hasa është banori i cili ka shpenzuar mbi 1 milion e 500 mijë lekë të vjetër duke bërë një shpim për vete të cilin e shfrytëzojnë edhe banorët e tjerë pa asnjë lloj detyrimi.

Banorët e njësisë Rrethina historikisht kanë probleme me ujin e pijshëm por muajt e fundit nuk furnizohen fare duke qenë në vështirësi të mëdha dhe duke u detyruar të konsumojnë ujë të ndotur.