Rruga “Dodë Qarri” në Njësinë Administrative Rrethina të Bashkisë së Shkodrës, tashmë është një premtim i mbajtur. Kilometri i parë, ka përfunduar dhe pritet të nisë puna për kilometrin e dytë të saj.

Përfundimi i punimeve është parë nga afër nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, e cila është ndalur dhe ka bashkëbiseduar edhe me banorë të familjes Qarraj, emrin e të cilës mban edhe kjo rrugë.

Rruga është një tjetër investim i Bashkisë së Shkodrës, me një vlerë 120 milion lekë. Impakti i saj pozitiv është për rreth 4 mijë banorë, duke qenë se është një rrugë lidhëse në mes disa fshatrave në Njësinë Administrative Rrethina.