KRYEKOMUNARI FLET EDHE PËR TREGUN E BAGËTIVE: DO TË PËRMIRËSOHET. Qendrat shëndetësore në komunën Rrethina janë të amortizuara. Ky fakt pohohet edhe nga kryetari i kësaj komune Luan Harusha i cili thotë se janë dërguar projektet në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nga 10 qendra shëndetësore deri tani ende nuk ka asnjë përgjigje pozitive.

Ditët e fundit ka nisur rikonstruksionin që qendrën shëndetësore të Dobraçit me fonde të vetë komunës por problem mbeten 9 qendrat e tjera shëndetësore. Duke folur edhe për tregun e bagëtive i cili ende nuk plotëson kushtet që duhen, kryekomunari Harusha shprehet se ai treg është ende i papërfunduar dhe gradualisht do të përmbushë kriteret që kërkohen. Komuna Rrethina me reformën e re territoriale bëhet pjesë e Bashkisë së re të Shkodrës nga ku probleme të tilla si tregu i bagëtive apo qendrat shëndetësore të pësojnë përmirësime.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI TAKOHET ME BANORË TË BËRDICËS
Artikulli tjetërITALIANËT E “SHKODRANIZUAR”