Mungesa e ujit të pijshëm është kthyer në një nga problemet më madhore në 30 vitet e fundit në njësinë administrative Rrethina.Një ndër këto zona që bën pjesë në këtë njësi është edhe fshati Grudë me rreth 700 familje. Situata më problematike është në zonën e Vinotekës ku uji nuk vjen për asnjë minut, ndërsa në zona të tjera të fshatit,

herë pas herë uji vjen në orare të ndryshme.Me fat janë ata të cilët kanë automjete dhe bëjnë të mundur transportimin, e ujit në një zonë në tjetrën. Banorët prej vitesh kanë vetëm një kërkesë. Të furnizohen me ujë të pijshëm.

Banorët janë të detyruar që në këtë situatë të vështirë të mbijetojnë me burime alternative. Ndërkohë bashkia e Shkodrës vitin e kaluar nisi ndërtimin e një ujësjellësi në njësinë administrative Rrethina.

Investimi është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, në një vlerë totale rreth 100 milion lekë të reja, ku nga ky investim pritet të përfitojnë rreth 14 mije familje.