Njësia Rrethina në bashkinë e Shkodrës do të marrë zgjidhje për problemin e furnzimit me ujë të pijshëm.

Bashkia e Shkodrës ka nisur investimi për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit i cili do të furnizojë një pjesë të madhe të fshatrave të kësaj njësie.

Kreu i njësisë administrative Rrethina Vlash Pjetri garanton të gjithë banorët se në muajin Mars ky problem do të marrë zgjidhje përfundimtare.

Ndërsa tregon se për furnzimin me ujë të fshatrave Bardhaj e Bleran kërkohet investim tjetër për ndërtimin e ujësjellësit të ri dhe për këtë Pjetri thotë se nevojitet ndihma e qeverisë për të ofruar fonde

Momentalisht mijëra banorë kanë probleme sa i takon furnzimit me ujë , megjithatë nga ana e saj bashkia garanton se ky investim është gati brenda një kohe të shkurter që është muaji Mars i vitit që vjen.

Përkohësisht banorët po ndihmohen nga i vetmi pus me ujë, i hapur nga një vanor i Golemit i cili shërben banorëve të zonës