Administratori i Njësisë Rrethina Vlash Pjetri në një intervistë për Star Plus bëri të ditur për banorët e kësaj njësie që brenda muajit Prill të vitit të ardhshëm

do të nisë puna në rrjetin e ujit të pijshëm dhe kjo problematikë e mbartur prej vitesh do të marrë zgjidhje përfundimisht.

Për specialistet e ndërmarrjes se ujesjell-kanalizimeve Shkoder, kjo gjendje nuk është e panjohur dhe theksojnë se është trashëguar nga ish-ndërmarrja e ujësjellësit fshat.

Ata kane evidentuar disa fshatra ne Rrethina qe janë pa ujë te pijshëm, dhe po përgatisin një projekt për rindërtimin e ujësjellësit te ri brenda vitit të ardhshëm.Bashkia Shkodër ka marrë masa për furnizimin

me ujë të banorëve të Njësisë Administrative Rrethina që nuk mbulohet nga rrjeti i ujësjellësi këto ditë sepse për shkak të thatësirës kanë shterruar puset.

Sipas bashkisë puna do të jetë e përditshme deri në rikthimin e normalitetit në zonat të cilat nuk mbulohen me rrjet të Ujësjellësit,