Një pushuese nga Kosova ka rrezikuar të mbytej mesditën e sotme, ndërsa lahej në det në zonën e plazhit Rinia në Sarandë.

60-vjeçarja Sabrie Hyseni kishte hyrë e vetme për t’u larë kur ka shfaqur probleme.
Rojet bregdetare e kanë vënë re dhe janë zhytyr menjëherë në ujë duke e nxjerrë gruan nga deti.

Ata i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas pushuesja është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Sarandës. Sipas bluzave të bardha, gruaja është jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakPËRPLASEN DY MAKINA, PLAGOSET NJË PERSON
Artikulli tjetërVAR VETEN 65 VJEÇARJA ,NUK DIHEN SHKAQET