Një avion ushtarak i forcave ajrore belge F-16 është rrëzuar në Francën veri-perëndimore, duke lënë një pilot të varur në një linjë të energjisë elektrike me tension të lartë.

Të dy pilotët u plagosën lehtë pasi u larguan nga avioni afër Pluvigner në Britani.
Avioni kishte kapur çatinë e të paktën një shtëpie përpara se të rrëzohej në një fushë aty pranë.

Piloti arriti të zhvendosej nga nga linja e energjisë pas një operacioni shpëtimi dy-orësh nga shërbimet e urgjencës franceze.

Kablloja ishte e tensionit të lartë 250,000 volt, njoftuan media lokale.
Avioni kishte qenë duke fluturuar në 500m tha komandanti i forcës ajrore belge, Frederik Vansina.

Avioni ishte në një fluturim praktik nga Florennes në provincën belge të Namur në një bazë ajrore franceze në Lorient, rreth 30 km nga vendi i rrëzimit, sipas raporteve belge.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI ME MARIJUANE,VINTE NGA RINASI
Artikulli tjetërSHKODËR, MBLIDHET KËSHILLI I RI I BASHKISE