Shtatë ushtarë amerikanë janë konfirmuar të vdekur pas rrëzimit të helikopterit në perëndim të Irakut.Ngjarja, e cila ka ndodhur një ditë më parë, është konfirmuar edhe nga Pentagoni.

Helikopteri HH-60 Pave Hawk është rrëzuar në afërsi të al-Qaimit, një qytet në provincën e Anbarit, pranë kufirit sirian. Helikopteri dyshohet se ka goditur një linjë elektrike dhe më pas është rrëzuar.

Në deklaratën e Pentagonit thuhet se ngjarja është aksidentale dhe nuk ka të bëjë me ndonjë sulm.

Më vonë, pati edhe një reagim nga Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E SHTABIT TE EMERGJENCAVE NE SHKODER,DEBATE TE ASHPRA
Artikulli tjetërMAGAZINA E DROGËS NË LAÇ, KRIMET E RËNDA 56.4 VITE BURG PËR 10 TË AKUZUARIT