Rreth orës 16:30 të pasdites së sotme në malin e Çikës një alpiniste 31-vjeçe u rrëzua duke u lënduar.

Vajza ishte bashkë me disa persona të tjerë duke u ngjitur në mal në momentin që u rrëzua dukë pësuar disa lëndime në trup.

E ndërsa transporti me makinë ka qenë i pamundur për shkak të terrenit shumë të vështirë, alpinistët që ishin me 31-vjeçaren kërkuan ndihmën e helikopterit.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUB) njofton se menjëherë pas njoftimit dhe lokalizimit të vendndodhjes është bërë marrja dhe transporti i alpinistes për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

“Ekipi mjekësor i QKUM trajtoi në kohe reale dhe shoqëroi pacienten në spitalin e Traumës në Tiranë, ku është jashtë rrezikut për jetën” thekson stafi i QKUB-së.

Artikulli paraprakMJEKËSIA I BASHKOHET NGUJIMIT, THIRRJE RAMËS: ANULOJE LIGJIN
Artikulli tjetërVRASJE E TREFISHTË TEK UNAZA E RE, DHËNDRI VRET VJEHRRIN, VJEHRRËN DHE MË PAS VETEN