Një burrë 65 vjeç është gjetur i pajetë një ditë më parë në hyrje të banesës së tij në fshatin Çukë, në Sarandë.

Nga kryerja e veprimeve, rezultoi se L.D., në gjendje të dehur, është rrëzuar nga shkallët, njoftoi Policia.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, si ngjarje aksidentale, shtuan të njëjtat burime.