Vijon dominimi i motit të kthjellët dhe të nxehtë në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë kur zonat malore do të kenë edhe vranësira kalimtare.

Vranësira më të shpeshta do të ketë në juglindje të vendit duke rrezikuar nga shira të përkohshëm dhe të izoluar. Pasditja do të mbetet me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa zonat lindore dhe kryesisht juglindja do vijojë me vranësira të herë pas hershme.

Mbrëmja sjell stabilizim të atmosferës rrjedhimisht, në gjithë vendin do të dominojë moti i kthjellët deri mëngjesin pasardhës. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rritje, më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës duke bërë që maksimumi në rang vendi do të ngjitet në 40º C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi prej 22 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në brigjet detare dallgëzimi mbetet i ulët.

Artikulli paraprakFLOR MUMAJESI ANULLON KONCERTET PËR SHKAK TË SËMUNDJES: ËSHTË NJË DHIMBJE E MADHE
Artikulli tjetërPSG E NIS ME TROFE, MPOSHT MONACO-N NË SUPERKUPËN E FRANCËS