Huatë që nuk kthehen në afat në banka kanë shënuar rritje në katër muajt e parë të vitit, pasi arritën nivelin më të ulët që nga 2010-a në dhjetor të vitit të kaluar.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i kredive me probleme u rrit me 0.08 pikë përqindje nga muaji i kaluar, duke arritur në 11.46% të totalit të huasë që është dhënë nga bankat për bizneset, individët etj.

Në dhjetor, ky tregues kishte zbritur në 11.08%.Në vlerë absolute, kreditë e marra nga bizneset e individët, që janë më shumë se tre muaj vonesë në kthimin e kësteve ishin 500 milionë euro. Në raport me dhjetorin 2018, në portofolet e bankave janë shtuar edhe 30 milionë euro hua që është në vonesë.

Artikulli paraprakTËRMETI “SHKUND” KINËN, 12 TË VDEKUR DHE QINDRA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërALARM PËR SULME TERRORISTE, SPANJA VË NË FUNKSION MBI 40 MIJË FORCA TË RENDIT