Provinca e Kinës Hubei, epiqendra e epidemisë së koronavirusit, raportoi 100 vdekje të tjera dhe 1.933 raste të reja më 16 shkurt.

Komisioni shëndetësor në Hubei tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve në provincë ka arritur në 1.696, ndërsa numri i infeksioneve ka arritur në 58182.

Në mbarë vendin, numri i vdekjeve tani ka arritur në 1,765, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur të paktën 70.433. Provinca njoftoi masa të reja të rrepta, duke urdhëruar qytetet e saj të bllokonin rrugët për të gjitha automjetet private.

Ndërkohë të dielën, Shtetet e Bashkuara evakuuan qytetarët e saj nga anija e lundrimit ‘Diamond Princess’.

Dyzet shtetas amerikanë që zbulohet se janë infektuar nga koronavirusi COVID-19 do të qëndrojnë në Japoni për trajtim, tha një zyrtar amerikan i shëndetësisë.

Në Tajvan, qeveria raportoi vdekjen e saj të parë nga sëmundja ndërsa një fjalim i sapo botuar zbuloi se Presidenti Kinez Xi Jinping ishte në dijeni të ashpërsisë së mundshme të shpërthimit shumë kohë përpara se të informohej publiku.