Të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas, do të duhet të paguajnë 100 lekë më shumë për biletën e udhëtimit.

Nga 400 lekë që ishte më parë bileta e udhëtimit, me autobusët e linjës së transportit publik, tashmë ata do të paguajnë 500 lekë, pra 100 lekë më tepër. Rritja e çmimit nuk është pritur mirë nga udhëtarët , sidomos nga pensionistët dhe ata që janë gjendje vështirë ekonomike.

Banorët: Nuk është arsyeshme. Ajo rrugë është bërë për ne. Ngrenë çmimet por mirë  nuk bëjnë. Autobusi del me fitim ndërsa qytetarët e thjeshtë dalin me humbje” 

I kontaktuar me telefon, kreu i Shoqëria së Transportit të Udhëtarëve ndërqytetas në Kukës tha, se rritja me 100 lekë është brenda ligjit, pasi sipas akteve të miratuara nga Ministria e Financave, bileta e udhëtimit me autobus nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas, duhet të jetë 500 lekë, por autobusët e kanë pasur 400 lekë për shkak të konsurencës së paligjshme të automjteteve të tjera, që operojnë në këtë linjë. Arsye tjetër është edhe rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës e papërballueshme për shoqërinë.

Kreu i shoqatës bëri të ditut se rritja e çmimit të biletës nuk ka të bëjë me tarifat e reja të rrugës së Kombit që priten të aplikohen me 17 shtator të këtij viti.