Ekonomia e Eurozonës ka shënuar një rritje prej 0.6% në 3 muajt e parë të këtij viti, një përqindje që ka tejkaluar parashikimet e ekspertëve.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ekonomia e zonës euro ka shënuar një rritje dyfish më të lartë, teksa specialistët nuk parashikonin më shumë sesa 0.4 %. Megjithatë në krahun tjetër të dhënat e Eurostatit kanë konfirmuar ritkhimin e deflacionit, ndërsa inflacioni në muajin prill ka rënë në kuotën 0.2 %, nga 0 % që ishte në mars. Të dhëna të tjera të Eurostatit treguan se papunësia në vendet e zonës euro ka rënë në 10.2% në muajin mars, shifra më e ulët e rregjistruar në 4 vitet e fundit. Këto të dhëna tregojnë se ekonomia e Eurozonës është edhe më e shëndoshë sesa ishte përpara fillimit të krizës 8 vite më parë. Situata është përmirësuar edhe për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe euros, kryesisht në Gjermani. Edhe ndjekja e politikave financiare për të ngrirë burimet e vendeve me borxhin më të madh ka ndihmuar në përmirësimin e ekonomisë së Unionit. Po ashtu të dhënat e inflacionit tregojnë se çmimi i energjisë ka rënë me 8.6 % në krahasim me vitin e shkuar. Objektivi i Bankës Qëndore Europiane është ta mbajë inflacionin nën 2%.