Kriminaliteti në ekonomi në tremujorin e tretë të vitit 2017 ka shënuar rritje të ndjeshme në vend, duke kaluar për herë të parë në histori si krimi kryesor në vend, raportoi INSTAT. Në tremujorin e tretë 2017 janë kryer 3.993 vepra penale “Krime kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, duke pësuar rritje me 46,8%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016.

Autorët e tyre janë 3.506, rreth 53,6% më shumë se në të njëjtën tremujor të një viti më parë dhe përbëjnë 34,8% të totalit. Në këto vepra penale, Vjedhjet e pasurisë zënë 36,4% të totalit. Krahasuar me tremujorin e tretë 2016, gjatë këtij tremujori vjedhjet e pasurisë kanë pësuar rritje me 3,3%. Tabelat e INSTAT tregojnë se në vlerë absolute rritjen më të lartë e kanë ndërtimet e paligjshme (nga 286 në 862 raste), shkatërrimi i pronës, mashtrimet, veprat në lidhje me tatimet dhe taksat (nga 96 raste ne 236 raste).

NDRESA SA I TAKON VeprES penale kundër personiT Sipas INTAT, gjatë tremujorit të tretë 2017 janë kryer 1.884 vepra penale kundër personit, duke pësuar rritje me 5,5%, në krahasim me tremujorin e tretë 2016. Numri i autorëve të krimeve kundër personit, në këtë periudhë është 2.212 dhe përbën 22,0% të totalit të autorëve. Gjatë tremujorit të tretë 2017, numri i autorëve të kësaj vepre penale është rritur me 8,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Artikulli paraprakART PËR SHKOLLAT E ZADRIMËS
Artikulli tjetërDOSJA “HIBILAJ”, REAGON MINISTRI XHAFAJ