Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 13 mars 2018, paraqitet si me poshtë :

Vazhdojnë reshjet e shiut në territorin e Bashkisë Shkodër dhe rriten shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit.

Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, fatkeqësisht në Njësitë Administrative të përmbytura, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë në përkeqësim dhe sipërfaqja totale është mbi 1850 Ha.

Gjithashtu në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.
Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të përkeqësohet dhe paraqitet si më poshtë :

Në Obot kalimi bëhet i mundur me varka. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha.

Gjithashtu në njësinë ad. Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit . Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 130 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:

1.Fshati Trush 60 ha

2.Fshati Bërdicë e Madhe 40 ha

3.Fshati Bërdicë e Sipërme 30 ha

Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.

Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Edhe në zonën e Livadheve kanë filluar të shfaqen probleme , ku ka shtim të sipërfaqes së ujit dhe po iu afrohet banesave.

Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Paraqiten nevoja për javën në vazhdim nga fermerët për bazë ushqimore:

 

Gjithashtu duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin. Deri në orën 21.00 të datës 12.03.2018 niveli i shkarkimeve nga HEC-et paraqitej si më poshtë:

FIERZA: Kuota 295.36m | Q=647m3/sec | P=462MW |4AG ne pune | Shkarkime nga porta 0m3/s.

KOMANI: Kuota 172.80m | Q=943/497m3/sec | P=580MW | 4 AG ne pune |Shkarkim nga porta 400m3/s

V.DEJES: Kuota 74.99| Q=1711/600m3/sec | P=239 MW |5 Ag ne pune | Shkarkim nga porta 800 m3/s

Situata në terren po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.