Shtëpia e fëmijës 0-6 vjeç Shkodër këtë vit ka patur një numër më të lartë fëmijësh rezident krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Anxhela Radovani, drejtore e këtij institucioni tregon se numri i fëmijëve rezidencial ka shkuar në 10 ndërkohë që një prej arsyeve sipas saj është mungesa e kushteve ekonomike

Radovani bën të ditur se ka një interes të shtuar për birësimin e fëmijëve, sidomos nga prindërit në moshë të re.

Kjo gjë shpjegon edhe ndryshimin e mentaliteti sa I përket fenomenit të birësimit në qytetin e Shkodrës, shprehet Anxhela Radovani.

Prej kohësh, shtëpia e fëmijës 0-6 vjeç në Shkodër shërben edhe si qendër ditore për të gjithë fëmijët, prindërit e të cilëve punojnë me orare të zgjatura gjatë ditës.

Artikulli paraprakSHKODËR, MEMORIAL NË KUJTIM TË VIKTIMAVE TË MONIZMIT
Artikulli tjetërNDËRTIME NË VELIPOJË, PRANGA POLICËVE DHE INSPEKTORIT