Mesatarja e maturantëve që duan të studiojnë për degët e mësuesisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është rritur nga 6 në 7.

Sipas drejtorit të kurrikulave pranë këtij universiteti, Gëzim Dibra, ky mund të jetë një problem për maturantët dhe studentët që nuk arrijnë këtë mesatare.

Megjithatë, siguron mbarëvajtje të këtyre degëve për përgatitjen sa më të mirë të brezave të ardhshëm. Shpresohet se është zgjedhur një mënyrë efikase për të rritur cilësinë e kuadrove të ardhshëm në arsim.

Dibra tha gjithashtu se Universiteti i Shkodrës gëzon të gjithë infrastrukturën për të pritur studentët, edhe në vitin e ri. Degë të veçanta kanë një interes të madh për maturantët.

Ndryshimi i mesatares për degët që përgatisin mësuesit e ardhshëm është njoftuar para disa muajsh nga Ministria e Arsimit. Me këtë vendim synohet që studentët e mirë të studiojnë në këto degë.

Në vitet e fundit, për shkak të mesatares së ulët, pjesa më e madhe e studentëve në degët e mësuesisë nuk kishin mesatare të mirë.

 

Artikulli paraprakRRAGAM, HEC-i U ZURI TOKAT, BANORËT NË VARFËRI
Artikulli tjetërPOSTRIBË, FSHATRAT QË RREZIKOJNË TË MBESIN PA URË