Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur prej orës 10:00 në një seancë vetëm për draftin e Partisë Demokratike për vettingun në politikë.

Në seancën e sotme në mungesë të kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Basha, ish-kryeministri Berisha është bërë protagonisti kryesor, pasi ka bërë thirrje për luftë kundër qeverisë.

Ai kërkoi nga shumica që të miratojë amendamentet për vettingun në politikë, në të kundërt tha ai në rrugët e qytetit do të ushtojë thirrja: O djem, rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri.

Pas pushimit 10 minutësh, kreu i PS-së Taulant Balla ka kërkuar përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga salla e Kunedit pas thirrjeve për luftë