Reshjet e borës dhe ngricat që kanë bllokuar prej më shumë se 10 ditësh dy rrugët që lidhin Shkodrën me Dukagjinin kanë sjellë një humbje të konsiderueshme të të ardhurave që vijnë nga turizmi.

Si shkak i bllokimit të rrugëve turistët nuk kanë patur nga të kalojnë për të shkuar në fshatin turistik të Thethit por edhe pjesë të tjera të alpeve atje. Bllokimi i rrugës nga ngricat pengon edhe biznesmen të tjerë nga njësitë e Dukagjinit të cilët janë larguar prej vitesh që të investojnë në fushën e turizmit. Turistë të ndryshëm kanë tentuar që të kalojnë pavarësisht bllokimit të rrugës por e kanë patur të pamundur ndërsa janë të paktë ata që kanë preferuar të ecin në këmbë nga pjesa e Qafë Thores për të shkuar deri në qendër të Thethit.

Artikulli paraprakTAHIRI: FAJTORËT E “21 JANARIT” NUK JANË DËNUAR AKOMA
Artikulli tjetër“PEOPLE FIRST”, PROJEKT PËR PUNËSIMIN NË TURIZËM