SHKJAU: UJI QË DERDHET NGA AI AKS DËMTON UNAZËN E QYTETIT
Kjo deklaratë e antarit të këshillit bashkiak Xhemal Shkjau ka shumë kohë që përsëritet, me qëllimin që Bashkia Shkodër të bëjë të mundur rikonstruksionin e rrugës së Draçinit në qytetin e Shkodrës.

Prej shumë vitesh ai aks rrugor është lënë tërësisht në harresë. Antarët në këshillin bashkiak nuk janë të vetmit sepse apel shpesh herë kanë bërë edhe qytetarët që banojnë aty. Deri më sot Bashkia nuk ka dhënë asnjë fond për rikonstruksionin apo mirëmbajtjen e rrugës së Draçinit. Në fakt kryetari i Bashkisë Lorenc Luka i ka premtuar atyre banorëve se do bëjë të mundur rikonstruksionin e rrugës, premtim i cili deri tani ka rezultuar fals. Në atë aks rrugor çdo ditë qarkullojnë një numër i madh qytetarësh. Lëvizja aty është gjithnjë e më e vështirë nga amortizimi total i aksit rrugor. Një problem më të madh natyrisht që kanë fëmijet apo edhe të moshuarit pa lënë mënjanë pjesën tjetër të këmbësorëve. Përgjatë asaj rruge e cila të çon lart deri në kodrat e tepes, rrjedhe një vijë uji që nuk derdhet askund tjetër përveçse në unazën që nuk ka shumë kohë që është bërë. Nëse rruga e Draçinit nuk rikonstruktohet sa më shpejt të jetë e mundur atëherë edhe unaza ka gjasa që të dëmtohet nga ujrat që derdhen aty.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/BgMyWVUVbg8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]