Fshati Drisht në njësinë administrative Postribë është lënë në harresë të plotë prej vitesh. Rruga e cila lidh këtë fshat me qytetin e Shkodrës vijon që të jetë në gjendje tepër të amortizuar. Në kohë me shi uji që mbush gropat e bën të vështirë lëvizjen.

Në këtë situatë fëmijët janë të detyruar që të udhëtojnë në këmbë në kushte të vështira shpeshherë duke u lagur këmbeësh , pavarësisht se veshin cizme

Rruga që lidh qendrën e Njësisë Administrative Postribë me fshatin Drisht u rikonstruktua në fund të vitit 2016 , por ajo rezultoi ndërhyrje e pamjaftueshme për këtë aks të amortizuar.

Këtë gjendje të krijuar, drejtuesit e institucioneve lokale e kanë justifikuar me mungesën e financimeve nga ana e qeverisë.Burime nga Njësia Administrative Postribë thonë se Bashkia Shkodër ka bërë aplikimin që në vitin 2013, por sipas tyre për arsye politike nuk është miratuar fondi.