Krahina malore e Dukagjinit, ka një histori të lashtë dhe të lavdishme, por për fatin e keq kjo zonë ka 26 vite që përbuzet nga cdo qeveri që erdhi në pushtet.

Pavarësisht iniciativave të ndryshme për rikonstruksionin e rrugës së Dukagjinit, akoma nuk ka një ndërhyrje nga qeveria. Një grup xhirimi i “Star Plus” udhëtoi drejt kësaj zone për tu njohur me problemet që kanë banorët.

Sapo kalon fshatin Postribë përballemi me postbllokun e policisë i cili ndalon cdo automjet dhe banorë të Dukagjinit të cilëve iu kërkohet mjeti i identifikimit.

Ndërsa rrugëtimi ynë vazhdon në rrugën e Kirit përballesh me humnerat e panumërta dhe me një rrugë e cila vetëm emrin nuk e ka të tillë.

Rruga e amortizuar deri tani ka marrë mbi 100 jetë njerëzish dhe për këtë është cilësuar si rruga e vdekjes.Këtë e vërtetojnë lapidarët e shumtë që nisin sapo lë Prekalin e deri në Malin e Shoshit.

Mirash Kroni është një banor i zonës i cili thotë se ka 22 vite që e bënë këtë rrugë si shofer dhe që atehërë nuk është vënë dorë. Ndër të tjera përvec tre mureve të vogla anësore gjatë rrugës nuk është bërë tjetër investim thotë ai.

Sapo mbërrijmë tek vendi që njihet si “Logu i Gjon Prelës” automjetet e kanë thuajse të pamundur të pëshkojnë rrugën ….

Banorët e zonës i bëjnë apel shtetit që të ndërhyjë në investime në këtë zonë.Ndërsa mjeku i Pultit dhe Shalës Dritan Mrapshtija thotë se gjendja e vështirë e rrugës krijon probleme në transportimin e të sëmurëve drejt Shkodrës

Zona e Dukagjinit vuan mungesën e investimeve , ndërsa banorët thonë se ndërtimi i rrugës do të ndikonte në shtimin e turistëve cka do të ndikonte në shtimin e të ardhurave ekonomike për atë zonë.

 

Artikulli paraprakKIR, SHKOLLA KTHEHET NË STALLË PËR BAGËTI
Artikulli tjetërRIKTHIMI I KRIMINALITETIT SHQETËSON POLICINË