Ne grupin e trafikantëve që u arrestuar një ditë më parë nga policia pas një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë të përshirë disa punonjës policie të niveleve të ndryshme

.
Burime nga hetimi kanë bërë me dije se efektivët kanë bashkëpunuar me trafikantët kundrejt pagesave, duke lejuar largimin e personave që nuk u lejohej largimi për shkak të shkeljes së rregullave të Shengenit ose atyre në kërkim, duke mos i shënuar në sistem.

Gjithashtu mësohet se janë të përfshire edhe të zgjedhur vendor të cilët gjithashtu janë vendosur nën hetim nga prokuroria e krimeve të rënda.
Ndërkohë hetimi vijon edhe ne shtete te tjerë ku funksiononte rrjeti ku ka persona që janë vendosur nën hetim kryesisht shtetas shqiptar por dhe të huaj pjesë e trafikut.

Mësohet se operacioni I finalizuar një ditë me parë është rezultat i një hetimi dy vjeçar të nisur nga prokuroria e krimeve të rënda.

Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezultoi se personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e BE-së, si dhe atyre shtetasve që iu ishte ndaluar hyrja në një nga vendet e hapësirës SCHENGEN.

Klandestinët paguanin 10-20 mijë euro-Anëtarët e këtij grupi kriminal, pasi i pajisnin shtetasit me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt vendeve të BE-së,

me linja ajrore ose tokësore e më pas drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar shuma të konsiderueshme nga 10 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar, deri në 20 mijë euro për në SHBA e Kanada.

Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.