Rruga e “Karinëve” në qytet është kantieri i ri i rradhës i hapur nga Bashkia e Shkodrës. Si në të gjitha veprat e tjera, investimi prej 58 milion lekë është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi ka parë nga afër ecurine e punimeve që po realizohen sipas të gjitha standarteve që karakterizojnë punimet që po realizohen në territor 3 vitet e fundit.

Projekti parashikon shtresë binderi dhe asfalti me siperfaqe 470 m2. Punime për ndërtim trotuari me pllaka granili 70 m2,

punime në KUB dhe KUZ, punime elektrike dhe vendosje 5 shtylla ndriçimi, punime në rrjetin e ujësjellësit si dhe sinjalistikë rrugore që përfshin vijëzime dhe vendosje tabelash.

Gjatësia e rrugës është 135 m dhe afati i përfundimit të punimeve është 50 ditë, duke nisur nga data 31 tetor 2018.