Punimet e nisura disa ditë më parë për rikonstruktimin e rrugës së Mandave në lagjen Kiras të qytetit të Shkodrës po vijojnë me ritme të shpejta.

Më shumë se 650 metër linear rrjet i kanalizimit të ujërave të bardha dhe të zeza është rehabilituar, ndërsa aktualisht firma zbatuese e ka përqendruar punën e saj në nivelimin e sipërfaqes së rrugës dhe përgatitjen e saj për asfaltim. Janë rreth 90 milionë lekë të vjetra të investuata në këtë zonë që prej kohësh vuante nga degradimi total.

Rreth 150 banorë përgjatë kësaj rrugice përfitojnë drejtpërdrejt nga investimi, ndërsa shumë të tjerë tërthorazi. Kërkesat e banorëve të zonës për rikonstruktimin e kësaj rruge kanë qenë të shpeshta. Gjatë periudhës së dimrit, kalimi ka qenë tejet i vështirë përmes, kryesisht për fëmijët e shkollave. Ndërkohë bashkia ka bërë me dije se investimi përfshin rikonstruktimin total të rrugës, ku përvec asfaltimit parashikohet ndërtimi I trotuareve dhe vendosja e plotë e ndriçimit.

Artikulli paraprak“9 JANARI”, RAMËS I KËRKOHET HETIM
Artikulli tjetërVRET BABANË E PLAGOS NËNËN PARA DASMËS SË MOTRËS