Vjen mbrëmja dhe bashkë me të edhe errësira e rrugës. Është kjo situata në të cilën përballen çdo natë banorët dhe kalimtarët e rrugës pranë Komisariatit të policisë vendore të Shkodrës.

I vetmi ndriçim janë dritat e automjeteve që kalojnë aty. Shqetësuese është situata edhe për vetë policinë e Shkodrës të cilët çdo natë duhet të përshkohen në një rrugë të pandriçuar pse jo duke rrezikuar shpesh herë sidomos në rastet kur mjetet e policisë nisen me shpejtësi në ngjarje të ndryshme që ndodhin në Shkodër.

Rrjeti i ndriçimit është i vendosur por llampat në shtylla qëndrojnë të fikura duke bërë që i gjithë aksi të jetë në errësirë. Pavarësisht se aty ndodhet një institucion i rëndësishëm si policia, rruga prej kohësh është e pandriçuar.

Kur bie mbrëmja me dhjetra qytetarë nuk e dinë se ku ndodhet komisariati dhe të vetmit që orientohen janë vetëm policët.

Errësirë në një segment të tillë me lëvizje të shpeshta favorizon ndjeshëm aksidentet e automjeteve apo përplasjen e ndonjë këmbësori ose atyre që ecin me biçikleta.

Edhe pse errësira është prej kohësh institucionet përkatëse ka qëndruar indiferentë duke mos marrë asnjë lloj mase.

Star Plus ka bërë këtë vëzhgim duke sjellë një problematikë të ngritur më parë edhe nga vetë qytetarët të cilët kanë kërkuar ndriçimin e rrugës së policisë.

 

Artikulli paraprakLAÇ, ZHDUKET PREJ 4 DITËSH I RIU I DËNUAR PËR VRASJE
Artikulli tjetërTE VLLAZNIA PRITEN EMËRIME DHE NISJA E PUNËS