Punimet në rrugën e Velipojës duket se kanë shtuar ritmin, për të përfunduar në kohë atë që u premtua.

I filluar prej muajsh tashmë, aksi Shkodër – Velipojë është një arterie e rëndësishme për turizmin, për të ardhmen e bregdetit të adriatikut të veriut të Shqipërisë.

Një investim që synon të kthej syrin drejt një perle bregdetare, e cila premton zhvillim.

Nga harku i Bërdicës deri në dalje të Trushit, ritmet e punimeve duken se janë shtuar ndjeshëm, thuajse në kërkim të dëshpëruar të respektimit të afatit.

Jemi pak ditë larg hapjes së sezonit turistik dhe synimi është të mos ndikoj negativisht tek vizitorët, përndryshe, përfundimi lehtëson në mënyrë drastike jo vetëm kohën,

por edhe vështirësinë drejt bregdetit të kristalt të Velipojës, tashmë duke shmangur me dhjetra kthesa, gropa dhe trafik kilometrik të mbrëmjeve verore.

Aksi Shkodër – Velipojë ndoshta është investimi më i madh i pesë viteve të fundit në Shkodër, ndërsa pritet të jap ndikimin e tij në rritjen e numrin të turistëve.

Tashmë, nuk mbetet asgjë tjetër, përveçëse të presim fundin e majit, për të parë se sa do të jenë të aftë kontraktorët për të realizuar premtimin.

Rruga e re e Veliojës është hapi i parë drejt një zhvillimi elitar turistik në Shkodër, si një ndër pikat më të forta që natyra i ka falur territorit të Kryeqendrës së Veriut.

 

Artikulli paraprakLEZHË, BANORËT NË PROTESTË PËR TOKAT
Artikulli tjetërVAU DEJËS, PLAGOSET ME ARMË 43 VJEÇARI