Rruga e Velipojës e cila ka filluar që ti nënshtrohet rikonstruksionit të plotë është drejt fundit,

ura e “Zanës” në hyrje të fshatit Trush që ka qenë gangrenë për të gjithë përdoruesit e këtij segmenti tashmë ka përfunduar së ndërtuari dhe nga do jetë e aksesueshme për automjetet dhe pamjet e tregojnë më së miri këtë gjë.

Për momentin, ka mbetur segmenti që përshkon Bërdicen dhe sipas informacioneve kompania kontraktuese e ka të pamundur ndërhyrjen.

Një vendim i dytë për shpronësimet pritet të zgjidh ngërçin për të vijuar edhe punimet e parashikuara. Përfundimi total i rrugës së Velipojës pengohet për shkak të shpronësimeve në një pjesë të atij aksi.

Në javët në vazhdim pritet të ketë një vendim përfundimtar. Aktualisht, automjetet lëvizin përmes Bërdicës në rrugën e vjetër gjithsesi kjo nuk i ka penguar që pushuesit e shumtë ti drejtohen plazhit të Velipojës.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE