Rruga “Ethem Kazazi” në qytetin e Shkodrës prej shumë vitesh është lënë në harresë të plotë. Edhe pse një aks i rëndësishëm për një numër të madh qytetarësh ai segment në këto 25 vite është amortizuar plotësisht. Përgjatë gjithë asaj rruge që ka një gjatësi më shumë se një kilometër qarkullimi është shumë i vështirë.

Në gjithë gjatësinë e atij aksi ka gropa të mëdha duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin nga mjetet motorike.
Në segmentin Ethem Kazazi janë një numër i madh banorësh që kanë shtëpitë aty e po ashtu herë pas here i konsiderueshëm është edhe numri i atyre që përshkohen në atë rrugë.

Ndërsa nga ana tjetër mungesa e kanalizimeve ka bërë që ujrat e zeza të lundrojnë përgjatë gjithë gjatësisë së këtij kanal. Nga shume lagje te Shkodres ujerat e zeza dhe te bardha bashkohen ne kete kolektor fundor, dhe ketu mbesin duke krijuar keshtu nje gjendje alarmante shendetesore per banoret e kësaj zone

I gjithe kolektori eshte kthyer serish ne pellg te ujerave te zeza, njesoi sikur te mos ishte pastruar fare.Nëse segmenti Ethem Kazazi do të rikonstruktohej atëherë patjetër që do të ndikonte edhe në përmirësimin e trafikut sidomos në hyrjen e Shkodrës duke qenë se lidh dy pjesë të rëndësishme të qytetit.

Artikulli paraprakFERMENTIMI, LAGJJA ME SHUMË PROBLEME
Artikulli tjetërMINISTRI LLESHAJ: S’KA SHANS TË PENGOHEN VOTIMET!