KJO HISTORI KA ZGJATUR PËR VITE ME RRADHË, PËRSËRITET SA HERË BIE SHI.Kjo zone nuk ka përfituar asnjëherë rikonstruksion dhe megjithëse është një bllok pallatesh çka do te thotë se numri  banoreve është tepër i madh përsëri rruga është e pakalueshme ne një dite me shi.

Banoret apo edhe kalimtaret e rastit janë te detyruar te vuajnë balten e pellgjet me ujë sa here bie shi pavarësisht masës se reshjeve. Kjo zone e ndodhur vetëm pak metra larg unazës lindore te qytetit te Shkodrës ndodhet ne një gjendje te mjeruar e megjithëse u bene rikonstruksione e punime për unazën kjo rruge me gjithë afersine me unazën nuk përfitoi nga fondet. Bashkia e Shkodrës apo edhe vete qeveritë qe janë ndryshuar gjate rrjedhës se kohës nuk kane financuar për asgjë ne kete zone jo vetëm për rikonstruksionin e rrugës por as për ndriçimin çka e bën tepër te vështire kalimin ne orët e pasdites dhe mbremjes ku perveq rruges se amortizuar mungon edhe ndricimi keshtu kjo rruge behet e pakalueshme duke veshtiresuar se tepërmi përditshmerine e këtyre banoreve. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Ult3R3Y464s” frameborder=”0″ allowfullscreen ]