Rruga “Komani në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës vuan amortizimin e saj. Në ditët me shi gropat mbushen plot ujë cka e vështirëson tej mase kalimin në të veçanërisht të këmbësorëve të cilët u duhet të përballen me baltën dhe ujin .

Sic shihet edhe përmes pamjeve asfalti në disa vende nuk ekziston e në disa vëndë të tjera ka pësuar çarje. Banorët shprehen se edhe pse gjatë fushatave elektorale është premtuar për ndërhyrjen e saj ende nuk është bërë asgjë.

Ky segment rrugor nuk ka njohur investim prej vitesh.

Rrugët e qytetit të Shkodrës janë kthyer ne një shqetsim për qytetarët. Mungesa e infrastrukturës dhe kanalizimeve është një problematikë e cila prej vitesh nuk njeh zgjidhje.

E megjithatë situata vazhdon të jetë e njëjtë edhe pse janë rruge jetike, gjendja e tyre nuk I bën përshtypje askujt.

Amortizimi I tyre është I pafalshëm pasi janë rrugë të qytetit të Shkodrës dhe jo të zonave të thella malore prandaj duhet të marrin një kujdes të veçantë nga institucionet përgjegjëse.

 

Artikulli paraprak“WEST COAST…”, KONCERT NË SHKODËR
Artikulli tjetërINVALIDËT TË DISKRIMINUAR