Banorët e fshatit Hot i Ri përmes televizionit Star Plus kërkojnë praninë e policisë rrugore si dhe ndriçimin public rrugor gjatë natës.

Ata thonë se mungesa e këtyre të dy faktorëve po ndikon që kalimtarët të bien viktima të aksidenteve.

Sipas tyre i fundit ndodhi një javë më parë në këtë aks dhe askush nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e aksidenteve

Jeta e kalimtarëve rrezikohet cdo ditë si pasojë e shpejtësisë së lartë të automjeteve ,km të kësaj rruge janë kthyer në rrezik për banorët.

Qe prej rikonstruksionit, ky aks rrugor nuk ka pasur vemendjen e policise apo institucioneve pergjegjes.

Banoret apelojnë per vendosjen e ndricimit ne menyre qe drejtuesit e automjeteve ta kenë më të lehtë që të shikojnë gjatë natës.