Punimet për kilometrin e parë të rrugës Rragam- Sheldi në Njësinë Administrative Guri i Zi, kanë përfunduar.

Hedhja e shtresës së dytë e asfaltit do te pasohet nga sinjalistika. Më pas do të vijojë ne rikonstruksionin e pjesës së dytë të rrugës, drejt fshatit Sheldi.

Ka qenë një rrugë ku nuk është ndërhyrë asnjëherë dhe rikonstruksioni i saj ndikon në përmirësimin e standartit të jetës, duke lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në një zonë me densitet të lartë banorësh.

Faza e parë e rikonstruksionit të një rruge me gjatësi rreth 4 km, është mundësuar me të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër me vlerë 140 milion lekë.