3 SEGMENTET E MIRATUAR NË QERSHOR NUK DIHET SE KUR DO TË NISIN. Vendimi i keshillit te bashkise shkoder numer 355 i dates 30 qershor 2014 miratoi shtesen e fondit per rikonstruksionin e rruges urucej ne lagjen ndocaj, rikonstruksionin e pjeses se dyte te rruges pjeter gjoka ne lagjen tre heronjte dhe rruges destan ne lagjen tepe.

Megjithese ka kane kaluar me shume se 2 muaj nga data e publikimit te ketij vendimi ende asgje nuk eshte bere per fillimin e punimeve per rikonstruksionin e ketyre rrugeve. Interesimit te StarPlus  Bashkia i eshte pergjigjur se jemi gjate procedurave te tenderimit megjithate duket se ka kaluar nje kohe relativisht e gjate per perfundimin e ketyre procedurave te cilat nese do vijojne te zgjasin do jene nje problem per banoret e ketyre zonave te cilet edhe kete here do detyrohen te vuajne  reshjet e balten per muaj te tere, duke veshtiresuar se tepermi kalimin e tyre e sidomos te femijeve te cilet shkojne ne shkolle.Ne kete zone askush nuk eshte drejtuar qofte per te pare nga afer situaten dhe nisjen e punimeve per ndertimin e ketyre segmenteve dytesore kaq te rendesishme per banoret e zones. Megjithate duket se edhe per kete dimer, banoret e kesaj zone do te perballen me te njejtat problem dhe veshtiresi, pasi prokurimi dhe tenderimi I kesaj rruge ende nuk dihet se kur do te nise.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/4wTdKTLp6e4?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]