Në 75-vjetorin e masakrës së 4 shkurtit në Tiranë, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, në përkujtim e nderim të viktimave të saj, ka bërë dhe apel për institucionet e shtetit. Ruçi shprehet në mesazhin e tij se 4 shkurti është një memorial i dhimbjes që shkakton një krim lufte.

“Të gjithë ne duhet të përulemi me respekt, nderim e mirënjohje të thellë para dëshmorëve, partizanëve dhe veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtarë.

Lavdia është për ata, çlirimtarët, që e rreshtuan Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe turpi është për kolaboracionistët, për të cilët Shqipëria demokratike ruan të njëjtin vlerësim si edhe vendet e tjera demokratike”, shprehet Ruçi.

Ai thekson se Shqipëria europiane, për të cilën po punojmë e kontribojmë të gjithë, i ka rrënjët te vlerat antifashiste të shqiptarëve.

“Viti 2019 është jubileu i 75-të i çlirimit të Shqipërisë. Me këtë rast, u bëj thirrje të gjitha institucioneve të shtetit që të fillojnë përgatitjet për të kremtuar me krenarinë legjitime që meriton kjo ngjarje madhore e historisë sonë kombëtare”, deklaron Ruçi.

E ashtuquajtur ‘masakra e 4 shkurtit”, ishte një operacion kundëraksion i autoriteteve shtetërore të Mbretërisë Shqiptare si përgjigje e atentateve që u kishin bërë figurave politike.

Më 4 shkurt, nga ora 01 e natës, njerëzit e Xhafer Devës, ministër i Brendshëm i asaj kohe, morën një kundëraksion ndaj guerilëve komunistë duke vrarë dhjetëra djem e burra. Numri i viktimave nuk është saktësuar asnjëherë.

Dëshmi të ndryshme fjalin për shifra të ndryshme. Nga ana e komunistëve u publikuan në gazetat “Bashkimi” dhe “Zëri i popullit” shifra 80 të vdekur, ndërkohë sipas procesverbaleve të prokurorisë (5 e 6 shkurt) me të vrarët më 3-4 shkurt, viktimat janë 14.

Artikulli paraprakBASHA MBRON STUDENTËT: NUK DO IU DIGJET VITI, MOS KINI FRIKË!
Artikulli tjetërBASHA THËRRET LEZHJANËT NË TIRANË: RAMA KRYEMINISTËR NGA GJUSHI