Ka nisur në Kryesinë e Kuvendit mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja është thirrur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe vjen pas dy mbledhjeve të grupeve PS, PD.

Burime nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve bëjnë me dije se opozita po denoncon kriminalitetin dhe vrasjet e fundit në vend.

Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi sot deputetët ku ndau porositë se ku do përqëndrohet aksioni opozitar, dhe siç ishte e parashikuar, nisja ka filluar që në këtë konferencë.

Deklaratat e PD-së për krimin dhe vrasjet, vijnë pas disa vrasjeve në Shkodër, ende të pazbardhura. Në vetëm 2 muaj, në Shkodër ka patur 5 vrasje, më e fundit ajo e Arjan Ferracakut, ndërsa 2 persona, daja me nipin janë denoncuar të zhdukur.