Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe nderoi ish -futbollistin e kombëtares Shqiptare Rudi Vata duke e shpallur Qytetar Nderi i kësaj treve me motivacionin

”Për kontributin e tij në sportin shqiptar dhe për nderimin që i ka bërë Malësisë së Madhe” duke qënë se Vata i ka rrënjët nga kjo zonë.Titullin ia dorëzoi kreu i kësaj bashkie Tonin Marinaj

Rudi Vata nuk fshehu emocionet e tij duke thënë se ndihet krenar për vlerësimin që i bëri kjo zonë nga ku tha se ka rrënjët e tij.

Ndërkohë që Malësia e Madhe id ha titullin qytetar mjeshtri i futbollit Astrit Hafizi ka pritur që këtë titull, t’ja japë Bashkia e Shkodrës.

Ndërkohë babai i mbrojtësit të kombëtares tonë Elseid Hysaj i dhuroi Rudi Vatës bluzën origjinale me numrin 4 të cilën e mban djali i tij.

Rudi Vata ka lindur me 3 Shkurt të vitit 1970 në Shkodër. Ai ka qënë ish futbollist i kombëtares Shqiptare, Vata është aktivizuar pak kohë me ekipin e tij Vllazninë ndërkohë në periudhën 2011-2012 ai e drejtoi këtë ekip.

Artikulli paraprakTË ZHDUKURIT, PRITET ZBARDHJA E TABULATEVE TELEFONIKE
Artikulli tjetërTUZI, SFIDAT E SHQIPTARËVE PËRTEJ KUFIRIT