Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku pretagonist ka qënë një agresor rumun dhe një shtetas shqiptar.

Sipas mediave italiane shtetasi rumun fillimisht ishte nxjerrë nga lokali në pronësi të shqiptarit për shkak se ishte dehur dhe kishte filluar të bënte rrëmujë.

Në shenjë hakmarrje rumuni i quajtur, Constantin Capraru 39-vjeç është kthyer i armatosur dhe me një shufër hekuri në dorë dhe ka thyer xhamat e lokalit në ambjentin e brendshëm.

Sipas videos të publikuar në mediat italiane shihet se si rumuni thyen xhamat e lokalit, gotat e gjithçka i del përpara. Sipas dëshmisë së shqiptarit 39-vjeçari rumun prej kohësh bënte sjellje të papërshtatshme dhe është përzënë disa herë nga lokali.

Me datën 29 prill edhe pse ishte përzënë disa herë ishte rikthyer në lokal rreth orës 01:15. Në këtë moment është pikasur nga pronari shqiptarë dhe është përzënë, Madje sipas dëshmisë shqipatri e ka qëlluar edhe me shuplakë kur e nxori nga lokali.

Në shenjë hakmarrje më pas rumuni është kthyer me një shufër hekur ku është futur brenda dhe ka thyer xhamat e lokalit. Pronari i lokalit ka thënë se në atë moment nuk i prnaishëm.

“Une ndejta aty rreth 40 minuta po ai su duk me, sapo une u largova nga lokali me ka lajmeriar baristja qe rumeni kishte ardhu dhe po thente gjith xhamat e lokalit.

Më pas ai ka thënë se polcia ka ardhur dhe e ka gjetur në shtrirë në tokë. Në dëshminë e tij shqiptari ka thënë se rumuni kishte një lidhje me baristen e lokalit dhe kjo mund të ketë çuar në përshkallëzimin e situatës deri në përdorimin e dhunës.