Këtë të enjte në Star Plus ka startuar emisioni që i dedikohet kampionatit botëror “Rusi 2018” i cili do të vijë çdo natë në orën 22:30.

Në këtë takim të përnatshëm ku do të përcillen emocionet e këtij botërori pjesë e panelit në natën e parë kanë qënë Pjerin Pogu, Arben Haveri, Ferdinand Jaku dhe Xhevdet Amuli.

Por pjesë e këtij emisioni direkt nga Moska në një lidhje telefonike për Star Plus ka folur edhe Ambasadori i Shqipërisë në Rusi Arben Gazioni.

Por në emisionin e Kampionatit botëro “Rusi 2018” në lidhje direkte nga tereni kanë qënë edhe gazetarja Bendis Druni e cila në ambientet e Piaca Park sëbashku me dy të ftuarit e saj Ilsi Ademi dhe Endri Çinari përcollën përshtyjet pritshmëritë dhe skuadrat për të cilat bënin tifo.

Kampionati botëror i futbollit “Rusi 2018” do të vijë çdo natë në ekranin e tv Star Plus në orën 22:30 ku përveç lidhjeve direkte me vendndodhje të ndryshme ajo që do të jetë mjaft interesante do të jetë edhe larmia e të ftuarve që do të bëhen pjesë e këtij emisioni.